Fasetat nga kompoziti – Componeer

COMPONEER janë faseta kompoziti të polimerizuara, faseta enameli të para fabrikuara nga kompoziti nano-hibrid, të cilat kombinojnë avantazhet e restaurimeve nga kompoziti me ato të fasetave të ndërtuara në laborator.

COMPONEER janë një klasë tërësisht e re e fasetave. Ato janë prodhuar në mënyrë industriale nga kompoziti nano-hibrid, që siguron homogjenitet të shkëlqyer dhe stabilitet të fasetave nga enameli. Fasetat jashtëzakonisht të holla prej 0.3mm, lejojnë ruajtjen e substancës së dhëmbit gjatë përgatitjes. Sipërfaqja e dizajnuar që të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrale, i jep pamje vitale ndërtimit të dhëmbit.

Me COMPONEER, restaurimet kualitative të dhëmbëve të përparmë mund të punohen me efikasitet në një sesion të vetëm. Deri më tash dentistët kanë mundur të zgjedhin në mes të restaurimeve me kompozit të modeluar aty për aty apo të aplikojnë fasetat e punuara në laborator. Sistemi i fasetave me kompozit shfaqë një dimension interesant në opsionet e trajtimeve ekzistuese dhe i japë dentistëve dhe pacientëve një perspektive të re ekonomike. Pacientëve mund t’u jepet një buzëqeshje natyrale brenda një sesioni të vetëm.

Fasetat COMPONEER të para formësuara janë të madhësive të ndryshme dhe janë lehtë të përdorshme për rindërtim të një dhëmbi, gjithashtu edhe të rindërtimit total të pjesës së përparme të dhëmbëve (anterior). Fasetat COMPONEER mund të modifikohen sipas kërkesave individuale me kompozitë në çdo kohë.

Sipërfaqja e brendshme me mikro mbajtës rritë lidhjen dhe siguron ngjitje për një kohë të gjatë. COMPONEER nuk ka nevojë për kushte të veçanta. Të gjitha këto, e vejnë COMPONEER në një stad të ri në teknologjinë e fasetave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *